Ali Ahmeti nderon Tahir dhe Nebih Mehën në 45-vjetorin e rënies heroike

13 maj 2026 | 15:41

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, ka nderuar heronjtë e kombit, Tahir dhe Nebih Meha, në 45-vjetorin e rënies së tyre.

Ahmeti ka thënë  se Tahir dhe Nebih Meha janë dy emra që u shndërruan në kushtrim lirie dhe në themel të qëndresës kombëtare.

“Pas ngjarjeve të mëdha të vitit 1981, kur rinia shqiptare ngriti zërin për liri e barazi, akti titan i Tahir dhe Nebih Mehës ishte mbështetja më e fuqishme e jehonës së demonstratave studentore dhe goditja më e rëndë kundër pushtimit jugosllav e serb. Ata dëshmuan se populli shqiptar nuk përkulet përballë dhunës dhe padrejtësisë”.

“Qëndresa heroike e Tahir dhe Nebih Mehës u bë betim i madh për komandantin Legjendar Adem Jashari, për Hamez Jasharin, për Lagjen Jashari dhe për mbarë Prekazin heroik, betim që më pas u shndërrua në luftën çlirimtare dhe në rrugën tonë të pakthyeshme drejt lirisë dhe dinjitetit kombëtar. Lavdi e përjetshme Tahir dhe Nebih Mehës! Lavdi të gjithë dëshmorëve dhe heronjve të kombit shqiptar!”, ka shkruar Ahmeti në “Facebook”.

No photo description available.May be an image of textMay be an image of monument

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i LV-së, Albin Kurti, ka prezantuar aderimin e radhës…