ALI AHMETI NË KRAHËT E NËNËS STANË PJETËR GASHI

11 shkurt 2026 | 05:17


Ismet Sylejmani

Përqafimi me Nënën e UÇK-së, Nënë Stanë Gashin, i ngjanë përqafimeve të mëdha të shekujve të historisë së lavdishme shqiptare!

Ilegali Abaz Gjuka, i shkon për vizitë Nënës së UÇK-së, të ushtrisë që ia kishte vënë emrin, bashkë më shokët e Tij, më 17 Nëntor 1994 në Qytetin Arau të Zvicrës!

Ali Ahmeti bëhet i pari nga pesëshja e madhe emertuese e UÇK-së, që hynë brenda në Shtëpinë Bazë të UÇK-së, në shtëpinë heroinë dhe pin raki me Nënën burrneshë, Stanë Pjetër Gashi!

Ngjitet në naltësi mbidedare 1005 metra, te Kulla heroike e Bacës Nue Martin Gashi, në vendin ku e kanë folenë shqiponjat, aty ku në ato anë u projektuan fortifikatat e ndezjes së flakës së parë të qëndresës antiserbe nga Heroini Kombit Rexhep Malaj dhe mbas fillimit të luftës së armatosur, u rrit shpresa për liri e çlirim nga Serbia pushtues!

Themeluesi e emertuesi i UÇK-së Ali Ahmeti, u fut triumfator në atë teritor autonom shqiptar, kua as forcat e Perandorisë pushtuese Osmane, nuk kishin arritur ta asimilonin atë vend të lashtë e të shenjtë shqiptar!

Abaz Gjuka, Ilegali famëmadh i luftës së popullit shqiptar në ish-Jugisllavi, shkeli në atë hapsirë të pastër origjinale shqiptare, aty ku shtëpia e malësisë së thellë shqiptare u bë kala e pamposhtur dhe Nëna u bë simbol ekstrem kombëtar i sakrificës!

9 Shkurti 2026, do të mbetet datë historike e cila do të shënojë shkuarjen te Nëna e UÇK-së,e Udhëheqësit Ali Ahmeti, këtij biri nga më të mëdhenjtë të truallit të Arbërit!

Vizita e Kryekomandantit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare Ali Ahmeti, do të mbetet një moment i rrallë, një çast ku historia ndalet dhe flet me gjuhën e admirimit e nderimit, të respektit dhe memories kombëtare!

Me dinjitet të lartë dhe përulje të thellë para sakrificës sublime të malsorëve trima ushtarë të UÇK-së, e të Nënës heroinë, realizohet një vizitë madhore, vizitë historike dhe vizitë kombëtare nga Udhëheqësi i popullit, i Atdheut dhe i Kombit Ali Ahmeti!

Vizita e vëllaut të madh nga Maqedonia e Veriut Ali Ahmeti, është dhe do të mbetet vizitë që tejkalon formalitetin protokollar të autoriteteve të larta kombëtare dhe shndërrohet në akt të madh simbolik, sepse bëhet në vendin e shenjtë të rezistencës shqiptare, dhe në ditën kur kërkesa absurde e Prokurorisë së Tribunalit Nderkombëtar të Hagës, shënon shifren 180 vjet burg për çlirimtarët Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi!

Shtëpia e Bacës Nue dhe e Nënë Stanës, e vëllezërve Gashi ushtarë të UÇK-së dhe e tërë familjes Gashi, nuk ishte vetëm shtëpi ushtrie, por shtëpi që çdo pëllëmbë e tokës rreth e rrotull dhe brenda saj është dëshmi e gjallë e kohëve të të rënda por të lavdishme gjatë luftës së UÇK-së!

Shtëpia e Nënë Stanës, ku i shkoi për vizitë djali i saj Ali Ahmeti, ishte e gatshme të shndërrohej në vatër të përgjajshme të qëndresës, të altarit të sakrificës titanike, sepse aty kishin lindur dhe ishin rritur, djemt e saj, bijtë e lirisë, ata ishin besatuar para komandantëve të UÇK-së, për luftë deri në çlirimin definitiv të Kosovës nga Serbia gjakpirëse!

Hyri fitimtar çlirimtari Ali Ahmeti, aty ku Nëna Stanë, kishte qëndruar dhe vazhdon të qëndrojë me madhështinë e papërkulur të Nënës shqiptare, aty ku qëndron si shtyllë dhe dëshmi e fortë e historisë sonë të armatosur çlirimtare, Nënës simbol të sofrës së shtruar me buk dhe mikëpritjes me dinjitet dhe i krenari të pastër kombëtare!

Ky takim historik i Ali Ahmetit dhe Nënës Stanë Pjeter Gashi, padyshim se është bashkim brezash, është lidhje e natyrshme mes Nënës dhe Udhëheqsit, është përkulje e historisë para Nënës që i dha Kombit gjithçka pa kursim dhe para Ilegalit të pakapshëm nga Ish-Jugisllavia dhe Serbia!

Vizita e madhe e Liderit të Kombit Ali Ahmeti, te Nënë Tereza e UÇK-së, është dëshmi se rruga e lirisë nuk harrohet dhe se vlerat e saj qëndrojnë lartë!

Vizita ishte dhe do të mbetet historike, sepse nderoi një nga personazhet mitike të Nënës shqiptare katolike, të Asaj që bashkë me burrin, djemt e vajzat e mbajti gjallë shpirtin luftarak çlirimtar të UÇK-së, në ditët më të vështira që kishte pllakosur errësira totalitare pushtuese serbe!

Prishtinë, 11 Shkurt 2026!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mimoza Kusari-Lila, e cila në legjislaturën e kaluar ishte shefe…