Ali Ahmeti paralajmëron: Askush nuk mund ta kontrollojë revoltën mbareshqiptare nëse Haga dënon krerët e UÇK-së

16 tetor 2025 | 21:56

Ali Ahmeti, lideri shqiptar i Maqedonisë së Veriut, ka paralajmëruar Gjykatën Speciale në rast dënimi të krerëve të UCK-së. Në një intervistë në Frontal, Ahmeti ka thënë se askush nuk mund ta kontrollojë revoltën shqiptare nëse Specialja në Hagë dënon Thaçin dhe të tjerët.

“Është mëse e vërtetë që askush nuk mund të jap garanca që njerëzit e pakënaqur, njerëz që kanë qenë në vijat e frontit bashkë me ta, që kanë ndarë të keqën dhe të mirën bashkë. Këtë garancë askush nuk mund ta jap. Nuk mund ta jap as unë – se mund të ketë grupe të tilla që mund të grumbullohen për ta shprehur revoltën e tyre sepse nuk është revoltë që dikush mund ta kontrollojë”, ka thënë lideri i BDI-së.

Ai ka thënë se vet akuza që i bëhet UÇK-së, është fyrje për kombin shqiptarë. “Sepse ta akuzosh UÇK -në se është ndërmarrje e përbashkët kriminale është një fyerje jo për ushtrinë por për kombin në tërësi jo vetëm për Kosovën por për tërë kombin shqiptar”, ka thënë Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lahi Brahimaj, ka…