Ali Ahmeti paralajmëron protestë edhe në Shkup për ish-krerët e UÇK-së

16 tetor 2025 | 18:09

Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së, është deklaruar për protestën e nesërme të organizuar në Tiranë, ku do të bëhet thirrje drejtësi për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen nga Gjykata Speciale.

Ahmeti i pyetur se a do të organizohet një protestë e tillë edhe në Shkup, ka thënë se kjo është çështje kohësh.

‘’Është duke u biseduar me veteranët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, me siguri që janël në kontakt me shoqatat e veteranëve të luftës në Kosovë. Është çështje kohe se kur do të organizohet’’,  ka thënë ai në T7.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Qendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicë janë verifikuar 74.29…