Ali Ahmeti: Qerim, jetën ia kushtove kombit, të qoftë i lehtë dheu i Kosovës

28 shkurt 2020 | 23:05

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka ngushëlluar familjen Kelmendi me rastin e vrasjes së ish-luftëtarit të UÇK-së Qerim Kelmendi.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se Qerim Kelmendi, jetën ia kushtove kombit.

“Me mosbesim dhe dhimbje të thellë e përjetova lajmin për krimin makabër ndaj shokut tim të ditëve të hershme të organizimit tonë çlirimtar. Qerim, jetën ia kushtove kombit, të qoftë i lehtë dheu i Kosovës për të cilën dhe aq shumë. Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen dhe miqtë”, ka shkruar Ali Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-zëvendëskryeministri, Enver Hoxhaj, ka thënë se arsyeja kryesore e mungesës…