Ali Ahmeti uron Bedri Hamzën: PDK është shtetformuese dhe trashëguese e UÇK-së

17 nëntor 2025 | 21:25

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka uruar Bedri Hamzën që u zgjedh kryetar i PDK-së.

Ai ka thënë se PDK është parti shtetformuese dhe trashëguese e UÇK-së.

Postimi i plotë:

Partia Demokratike e Kosovës është parti shtetformuese dhe trashëguese e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si dhe pjesë e rëndësishme përbërëse dhe kontribuese e pluralizmit të pasluftës në Republikën e Kosovës.

Uroj z.Bedri Hamza për zgjedhjen e tij Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës në Konventën e sotme partiake duke i dëshiruar shumë shëndet, suksese dhe mbarësi në punën e tij për të mirën e Kosovës dhe të rajonit.

Gjithashtu, falemnderoj z.Memli Krasniqi, Kryetarin e deritanishëm, për bashkëpunimin e shkëlqyer midis nesh dhe për guximin e marrjes së përgjegjësisë për drejtimin e PDK-së në kohëra shumë të vështira.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka…