Ali Ahmeti: Vetëm Millosheviqi e konsideronte UÇK-në kriminale, çlirimtarët po gjykohen me sajime të Beogradit
Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe një nga themeluesit e UÇK-së, Ali Ahmeti, ka thënë se dëshmitë e ish-protagonistëve amerikanë gjatë luftës së Kosovës amerikane në Hagë kanë dëshmuar dëlirësinë e luftës çlirimtare të popullit shqiptar në Kosovë.
Ahmeti ka përmendur diplomantin amerikan, Christopher Hill, i cili ka dëshmuar këtë javë në Hagë, për të cilin ka thënë se ishte ai që konfirmoi që vetëm Sllobodan Millosheviq e konsideronte UÇK-në si kriminele dhe askush tjetër.
Sipas tij, kjo dëshmon deklaratat se çlirimtarët po gjykohen me akuzë të sajuar në Beograd me porosi nga Moska.
Dëshmia amerikane në Hagë dëshmon dëlirësinë e luftës çlirimtare të popullit shqiptar në Kosovë. Edhe ambasadori Kristofer Hill, njohës i shkëlqyer i rajonit, gjatë dëshmisë së kësaj jave në Hagë konfirmoi që vetëm kryekrimineli Sllobodan Millosheviq e konsideronte UÇK- në si kriminele dhe askush tjetër. Kjo vërteton edhe deklaratat tona se çlirimtarët tanë po gjykohen me akuzë të sajuar në Beograd me porosi nga Moska. Pas këtyre konfirmimeve nga autoritetet e larta amerikane dhe pas asaj që do të prezantohet javën që vjen nga gjenerali Vesli Kllark, mbetet vetëm vendimi përfundimtar meritor, liri për çlirimtarët!”, ka shkruar Ahmeti në “Facebook”.



