ALI AHMETI VOTËN SHQIPTARE E KA VËNË NË FUNKSION EDHE TË AGJENDËS EUROAMERIKANE NË MAQEDONINË E VERIUT

30 tetor 2021 | 20:32

Ismet Sylejmani

Në Maqedoninë e Veriut vota e popullit shqiptar nuk është më ajo vota formale që ishte para vitit 2001!

Vota e popullit shqiptar në Maqedoninë e Veriut është përcaktuese e kufirit për gjithëçka!

Ashtu siç ishte përcaktues qëndrimi dhe lobimi i Liderit karizmatik shqiptar Ali Ahmeti, vota e popullit shqiptar në Maqedoninë e Veriut gjithnjë e më shumë po shkon duke marrë peshë të madhe e vedimëarrëse!

Vota e popullit shqiptar në Maqedoninë e Veriut, në radhë të parë po bëhet votë në shërbim të interesave te vet popullit shqiptar, që në të kaluarën, deri para luftës së UÇK-së nuk ishte ashtu!

Vota e popullit shqiptar në Maqedoninë e Veriut nuk është më ajo vota kolektive e të zotit të shtëpisë, i cili në emër të familjes dhe me pazare të ua japë grupeve e klaneve, që ishin në shërbim të gjithëçkaje, por vetëm të shqiptarëve nuk ishin!

Ali Ahmeti me ardhjen në pushtet të Maqedonisë së Veriut, pas luftës së madhe të UÇK-së e ngadhnjimit mbi forcat e errëta antishqiptare, nisi furishëm betejen politike në të cilën sukseshëm fitoi te gjitha zgjedhjet dhe arriti po thuaj të gjitha objektivat!

Edhe në zgjedhjet qendrore edhe në ato lokale, kur ta kërkojë votën dhe atje ku e rekomandon Udhëheqësi i popullit shqiptarë Ali Ahmeti, ajo(vota), duhet të jepet pa hezitimin më të vogël, sepse atje ku vendosë këmbën populli shqiptar, lavdimadhi Ali Ahmeti vendosë kokën!

Koka gjeniale e gjeniut të Atdheut e Kombit tonë Ali Ahmeti, projekton të ardhme të ndritur, të prosperuar e më aleancë të përhershme me SHBA, BE dhe NATO-n!

ALI AHMETI VOTËN SHQIPTARE PËRPOS NË SHËRBIM TË ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE E KA VËNË NË FUNKSION EDHE TË AGJENDËS EUROAMERIKANE NË MAQEDONINË E VERIUT!

Prishtinë, 30 Tetor 2021!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Juria federale e SHBA-së urdhëroi që Eddie Bolden nga Chicago…