
Ali Berisha: E ardhmja e Pejës jemi ne
13 shtator 2025
| 10:53
Kandidati për kryetar të AAK-së në Pejë, Ali Berisha, sot me një aktivitet simbolik së bashku me kandidatët për Asamble, filluan fushatën zgjedhore për zgjedhjet komunale.
“Nderimi ndaj dëshmorëve është nderim ndaj vlerave dhe sakrificës sonë për liri. Pa kontributin e shumë gjeneratave, pa gjakun e derdhur për liri në Pejë, nuk do të kishim fushatë, nuk do të kishim zgjedhje, nuk do të kishim demokraci”.
“Peja kërkon ndryshim.
Ne angazhohemi për ndryshim.
Për më shumë dritë për Pejën.
Për Pejën tonë.
E ardhmja e Pejës jemi ne”.
“Të gjithë së bashku të bëhemi kontribues të ndryshimit.
Urime e suksese!”, ka shkruar Berisha në Facebook.