
Ali Berisha merr përkrahje të madhe në Zahaq, i pranishëm edhe Ramush Haradinaj
20 shtator 2025
| 21:44
Sonte në Zahaq të Pejës, kandidati për kryetar të Pejës nga radhët e AAK-së, Ali Berisha, bashkë me kryetarin Ramush Haradinaj, dëgjuam nga afër shqetësimet e banorëve të këtij fshati.
“Kanale të ujitjes që nuk funksionojnë, mungesë kanalizimi si në pothuajse çdo lokalitet, nevoja për një çerdhe publike dhe një rrethrrotullim pranë shkollës, këto janë kërkesa të drejta që do t’i kthejmë në veprime konkrete. Rikthimi për Pejën tonë”, ka njoftuar në”Facebook”, Ali Berisha.