
Ali Berisha nis përgatitjet për zgjedhjet lokale: Ndryshimi në Pejë është i domosdoshëm
14 qershor 2025
| 14:09
Kryetari i degës së AAK-së në Pejë, Ali Berisha, ka mbajtir takimin e rregullt me kryetarët e nëndegëve, ku përveç diskutimeve rreth aktualitetit politik në vend dhe në komunë, u diskutua dhe u aprovua orari i aktiviteteve nëpër nëndegë për dy muajt e ardhshëm.
Në këtë takim u tha se dega e Aleancës në Pejë e ka të qartë objektivin e saj: “Ndryshimi në Pejë është i domosdoshëm dhe do të ndodhë!”.