
Ali Berisha: Peja ka nevojë për rikthim të ndershmërisë dhe punës së vërtetë
27 shtator 2025
| 00:11
Kandidati i AAK-së për kryetar të Pejës, Ali Berisha po vazhdon fushatën zgjedhore në këtë komunë.
Ai ka mbajtur takim me banorët e lagjeve Fidanishte dhe Xhemajl Kada.
“Takimi me banorët e lagjeve Fidanishte dhe Xhemajl Kada na e forcoi bindjen se Peja ka nevojë për rikthim të ndershmërisë dhe punës së vërtetë. Rikthimi për Pejën tonë”, ka shkruar Berisha në “Facebook”.