
Ali Berisha takon banorët e Buqanit, u premton kushte dinjitoze
27 shtator 2025
| 21:16
Kandidati i AAK-së për kryetar të Pejës, Ali Berisha, ka mbajtur takim me banorët e Buqanit.
Berisha ka thënë se banorët e Buqanit kërkojnë kushte dinjitoze.
Ai ka theksuar se rikthimi për Pejën tonë po ndodh.
“Banorët e Buqanit kërkojnë kushte dinjitoze. Ne do të sigurojmë ujë, kanalizim modern, ndriçim publik dhe rrugë të sigurta. Shkolla do të renovohet, varrezat do të kenë rrethojë dhe rrugë të rregulluar. E kemi bërë dikur, me buxhet shumë më të vogël, do ta bëjmë, prap! Rikthimi për Pejën tonë”, ka shkruar në Facebook.