
Ali Berisha takon banorët e Rafavcit: Rikthimi për Pejën tonë do të sjellë investime dhe përmirësime
23 shtator 2025
| 23:41
Kandidati i AAK-së për kryetar të Pejës, Ali Berisha, ka takuar sonte banorët e Rafavcit, me të cilët ka folur për problemet dhe nevojat e tyre, raporton Gazeta Blic.
“Rikthimi për Pejën tonë do të thotë edhe rikthim i vëmendjes dhe investimeve në këtë vend unik”, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
Banorët e Radavcit folën hapur për problemet dhe nevojat e tyre. Rikthimi për Pejën tonë do të thotë edhe rikthim i vëmendjes dhe investimeve në këtë vend unik.