
Ali Berisha takon Gazmend Sylën: Mbrojtja e vlerave të luftës është detyrë e secilit prej nesh
27 shtator 2025
| 14:46
Kandidati i AAK-së për kryetar të Pejës, Ali Berisha, ka takuar kryetarin e Shoqatës së Veteranëve të Luftës në Pejë, Gazmend Syla, me bashkëpunëtorë.
Berisha ka shkruar në “Facebook” se mbrojtja e vlerave të luftës është detyrë e secilit prej nesh.
“Mbrojtja e vlerave të luftës është detyrë e secilit prej nesh. Sot pata kënaqësinë të mirëpritem nga Kryetari i Shoqatës së Veteranëve të Luftës në Pejë, Gazmend Syla, me bashkëpunëtorë”, ka shkruar Berisha.