Ali Berisha viziton familjen Gashi në Kryshec të Pejës, luftëtarin Ilir Gashi e nominon për Asamblenë Komunale

14 gusht 2025 | 20:45

Kandidati i AAK-së për kryetar të Komunës së Pejës, Ali Berisha, së bashku me nënkryetarin e Degës, Ardian Berisha, kanë vizituar familjen Gashi në fshatin Kryshec.

Gjatë kësaj vizite, Berisha ka vlerësuar kontributin e Ilir Gashit në luftën për liri, duke e përshkruar si një luftëtar të dalluar, të plagosur në beteja të ndryshme dhe të angazhuar edhe pas luftës për ruajtjen e vlerave të saj.

Në këtë takim, Ali Berisha ka njoftuar se ka nominuar Ilir Gashin si kandidat për Asamblenë Komunale të Pejës.

“Ilir Gashi ishte luftëtar i dalluar në luftën tonë për liri. I plagosur në luftime në beteja të ndryshme. I angazhuar pas lufte në mbrojtje të vlerave të luftës sonë të drejt. Kisha nderin sonte ta nominoj kandidat për Asamblen Komunale. Urime Ilir Gashi. Suksese”, ka shkruar Berisha në Facebook.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit