
Ali Nimanaj, kandidat i PDK-së: Bujqësia dhe turizmi, dy prej shtyllave që e mbajnë gjallë zhvillimin ekonomik të Istogut
06 tetor 2025
| 10:55
Kandidati për kryetar të Istogut nga radhët e PDK-së në Istog, Ali Nimanaj, ka thënë se bujqësia dhe turizmi janë dy prej shtyllave që e mbajnë gjallë zhvillimin ekonomik të Istogut.
“Do të investojmë te prodhuesit e qumështit dhe kultivuesit e bimëve mjekuese aromatike, sepse Istogu zënë vendin e parë në Kosovë për këto veprimtari! Krenarë për potencialin tonë, të gatshëm ta çojmë edhe më lart”, ka thënë Nimanaj.