Ali Nimanaj nga PDK-ja shpall kandidaturën për kryetar të Istogut

28 qershor 2025 | 20:55

Ali Nimanaj nga PDK-ja shpall kandidaturën për kryetar të Istogu

Ali Nimanaj do të jetë kandidat i PDK-së për kryetar të Istogut.

Lajmin e ka bërë me dije vetë Nimanaj në Facebook.

Ai aktualisht është nënkryetar i Komunës së Istogut.

“Të nderuar qytetarë të Istogut, struktura, aktivistë dhe përkrahës të PDK-së në Istog. Lidhja me qytetin e lindjes është organike që nënkupton secilin dimension tjetër. Me Istogun kam bashkëjetuar gjithnjë edhe si qytetar i angazhuar e viteve të fundit edhe në instancat vendimmarrëse. Jam munduar të jem me ju në gëzime, festa, ditë të lehta, por edhe ditë sfiduese e të dhimbjes. Jam përpjekur të jetoj me ju dhe të jem një prej jush. Jam krenar për secilën të arritur dhe i vetëdijshëm për sfidat. Jo vetëm në situatën aktuale reale, por edhe në një situatë ideale kur Istogu të mos kishte asnjë nevojë, sërish do të meritonte më shumë”, ka shkruar Nimanaj.

Ai ka theksuar se Mlmbi këto premisa, me përulësi dhe ndjenjë falëndërimi për secilin qytetar, pavarësisht statusit, pozicionit dhe angazhimit, shpall kandidaturën për kryetar të Istogut.

“Mirënjohje të thellë për strukturat lokale të PDK-së në Istog, për kryetarin Memli Krasniqi dhe strukturat qendrore të PDK-së. Në këto katër vjet te angazhimit tim institucuonal, jam përpjekur të jem afër secilit qytetar, lagje e fshat. Për të kontribuar që të zgjidhim problemet e përbashkëta. Ekipi ynë ka punuar me nder dhe transparencë”.

“Garoj sepse besoj fuqishëm që mund të bëjmë shumë më shumë, bashkë. Kjo sepse Istogu ka potenciale të mëdha natyrore, njerëz të mirë, rini të shkëlqyer dhe gra me shpirt të pathyeshëm. Në tetor, nuk kërkoj besim për emrin tim, por për emrin e secilit qytetar që meriton më shumë. Me nder e përkushtim për Istogun!”, ka shkruar Nimanaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zafir Berisha përmes një shkrimi në facebook ka reaguar pas…