Alibeaj takohet me ambasadoren amerikane në Tiranë, ja për çfarë biseduan

08 mars 2023 | 15:59

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Enkelejd Alibeaj, ka zbuluar detaje nga takimi me ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

Përmes një postimi në “Twitter”, Alibeaj ka bërë me dije se në fokus të bisedës kanë qenë zgjedhjet lokale të 14 majit dhe shqetësimet e ngritura nga OSBE-ODHIR.

Alibeaj ka thënë se e ka garantuar ambasadoren amerikane për vullnetin e mirë të PD-së për t’u përfaqësuar denjësisht në zgjedhje.

“Gjatë një takimi të frytshëm dhe miqësor me ambasadoren e ShBA në Tiranë prekëm temat që lidhen me zhvillimet më të fundit në vend për t’u ndalur më gjatë tek ato të zgjedhjeve vendore të 14 majit. Diskutuam për rekomandimet e ODIHR, shqetësimet mbi përdorimin e administratës dhe pastërtinë e kandidatëve.  Shqetësime këto të ngritura dhe më parë nga opozita dhe që kanë shoqëruar problematikën e proceseve të fundit zgjedhore në Shqipëri. Në emër të PD-së garantova ambasadoren e ShBA-së për vullnetin e mirë tonin për t’u përfaqësuar denjësisht në këto zgjedhje duke zbatuar rekomandimet e ODIHR-it, duke ndarë me të shqetësime të ndryshme përfshirë dhe rolin e medias, para dhe gjatë fushatës elektorale”, ka shkruar Alibeaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njoftim nga KEDS-i për punimet në rrjet 09.03.2023 Punime të…