Aliti: Hungaria ka lojtar me kualitet

20 mars 2024 | 15:29

Mbrojtësi Fidan Aliti pas stërvitjes ka thënë se shpreson për rezultate pozitive në këto ndeshje miqësore dhe beson se ato, së bashku me ndeshjet e ardhshme në qershor, do të ndihmojnë në njohjen e filozofisë së trajnerit të ri.

Ai gjithashtu vlerëson cilësinë e Hungarisë, duke shtuar se fakti që ata janë në Kampionatin Evropian tregon për kualitetin e tyre.

“Shpresojmë në rezultate pozitive dhe besoj që këto dy miqësore dhe ato në qershor do të na shërbejnë ta njohim filozofinë e trajnerit por edhe ai të na njohë neve. Besojë se e ardhmja na pret me suksese. Hungaria ka një ekip më lojtar më kualitet dhe do të shkojë në Evropian. Kjo është veç një ndeshje miqësore dhe do të jenë vetëm hap i parë për suksese. Kemi punuar shumë taktikisht dhe trajneri na ka treguar se si dëshiron të luajë më ne”, ka thënë Aliti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së…