Aliti nënshkruan kontratë me Zurichin

09 mars 2021 | 13:08

Ekipi zviceran, Zurich e ka shfrytëzuar opsionin për ta blerë qendërmbrojtësin kosovar, Fidan Alitin.

Aliti ishte te Zurichu në formë huazimi nga ekipi suedez, Kalmar, ndërsa i ka bindur zviceranët që t’i ofrojnë kontratë të përhershme.

Ai prej vitit 2019 ishte pjesë e Kalmarit, ekip në të cilin kaloi nga Skënderbeu. Fidan Aliti do të jetë pjesë e Zurich deri në vitin 2023. Aliti është shtylla e mbrojtjes së ekipit të Kosovës së bashku me Amir Rrahmanin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Basketbollit e Kosovës tash e tre vite është…