Aliu dhe ambasadori i Zvicrës diskutojnë për projektet rreth planifikimit hapësinor

28 prill 2021 | 14:02

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka pritur sot në takim ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly.

Në këtë takim, dy palët diskutuan prioritetet e MMPHI-së, si dhe bashkëpunimin për çështje me interes të përbashkët.

Si çështje kryesore në takim u diskutua për projektet përkatëse që kanë të bëjnë me planifikimin hapësinor, monitorimin e gjendjes së mjedisit, si dhe vetëdijesimin e publikut për rëndësinë e ndikimit të mjedisit në cilësinë e jetës dhe shëndetit tonë.

Ambasadori Kolly ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj ministrit për përkushtimin e tij në zbatimin e objektivave dhe projekteve për mjedisin dhe ofroi mbështetje për sektorin e mjedisit në Kosovë.

Ministri Aliu, e falënderoi ambasadorin zviceran për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm, si dhe shprehu gatishmërinë e tij për intensifikimin e bashkëpunimit për projektet që kanë të bëjnë me mbrojtjen dhe përmirësimin e mjedisit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) dhe njohësi i…