Aliu nderohet me mirënjohje me rastin e 20-vjetorit të RTV Festina

22 shtator 2020 | 13:48

Mediat lokale kanë pasur dhe do ta kenë vazhdueshëm përkrahjen e qeverisjes lokale. Kjo e gjitha në funksion të rritjes së transparencës dhe llogaridhënies para qytetarëve. E tillë ishte edhe RTV Festina, që për dy dekada, rrugëtoi bashkë me rrjedhën e zhvillimeve në Ferizaj e më gjerë.

Në jubileun e 20-të të RTV Festina, pronari i saj, Besnik Berisha i ndau mirënjohje të parit të Ferizajt, Agim Aliu për bashkëpunimin dhe mbështetjen e ofruar për RTV Festina.

Kryetari Aliu u shpreh falënderues për gjestin mirënjohës, duke thënë se kjo media ka dhënë kontribut të çmueshëm tash e dy dekada, në sferat e ndryshme shoqërore që ka trajtuar si medium përgjatë harkut kohor 20-vjeçar.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja Elvana Gjata ka befasuar me foto e publikuar së…