Aliu: Në veri ka banda kriminale, qeveria po e bën punën e saj kushtetuese

03 qershor 2023 | 16:40

Në seancën e djeshme të Kuvendit, deputeti Luan Aliu ritheksoi vështirësitë nëpër të cilat po kalon shteti dhe se si bandat serbe po terrorizojnë qytetarët.

Ai shpjegoi se si janë të kontrolluara këto banda, të cilat udhëhiqen nga grupe kriminale të rrezikshme.

Aliu ka theksuar se në veri ka banda kriminale dhe qeveria po e bën punën e saj kushtetuese.

“Në krye të këtyre grupeve kriminale janë grupi kriminal i njohur me emrin “Brigada e Veriut”. Pjesëtarët e saj janë persona të armatosur që lëvizin me maska në pjesën veriore të Kosovës. Ata u shfaqën publikisht me disa aksione ku vendosnin grafite nëpër qendër të Mitrovicës së Veriut, e ku shkruhej se serbët nuk do të dorëzohen. Pikërisht ky grup dyshohet të jetë edhe në krye të organizimit për djegien e veturave të qytetarëve serb, sulmeve fizike ndaj tyre, dhe djegien e pronave private të tyre. Brigada e Veriut është grup kriminal i krijuar dhe drejtuar nga shërbimi informativ i Serbisë. Pjesëtarët e saj janë kryesisht nga Serbia, gjegjësisht nga Kraleva dhe Rashka” tha deputeti Aliu.

Ai tutje bëri thirrje për mosdorëzim përballë këtyre bandave, dhe se qeveria po kryen detyrat kushtetuese kundrejt tyre.

“Të nderuar qytetarë, çfarëdo sjellje tolerante ndaj këtyre grupeve kriminale kuptohet si dobësi dhe frikë e institucioneve të Republikës së Kosovës karshi këtyre grupeve. Kjo pjesë e vendit, dikur e tregtisë ilegale, trafikimit, e kriptovalutave, e dhunës, e djegieve, kërcënimit, dhe jo më pak e rëndësishme edhe mundësi e Serbisë për të ndërhyrë dhe për të defunksionalizuar shtetin e Kosovës, tani po i vije fundi!”, tha mes të tjerash Aliu.

Sipas tij, në këto rrethana që jemi, s’ka tërheqje prapa ndaj një procesi që është tërësisht legal dhe legjitim.

Aliu shtoi se duhet maturi e profesionalizëm nga organet e sigurisë përballë rreziqeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosovari 47 vjeçar po drejtonte furgonin në mënyrë korrekte kur…