
Aliu për arrestimin e zyrtarëve në Ferizaj: Bashkëpunuam me prokurorinë
15 prill 2021
| 14:50
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka deklaruar se arrestimi i 12 personave, tetë prej tyre zyrtarë të kësaj komune, janë dëshmia më e mirë për luftën ndaj korrupsionit nga ana e komunës që ai drejton.
Aliu në një konferencë për medie ka thënë se aksioni i sotëm i Prokurorisë Themelore në Ferizaj ka qenë i koordinuar dhe se qeverisja e tij do të jetë e pakompromisë ndaj zyrtarëve që keqpërdorin detyrën zyrtare, raporton “Ksp”.