
Aliu për urat në Mitrovicë: U bënë me kërkesë të komunave
05 gusht 2025
| 13:00
Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Liburn Aliu u është përgjigjur kritikave se ndërtimi i urave në Mitrovicë po bëhet për fushatë zgjedhore.
Ai ka thënë se projektet janë nisur dhe po realizohen në bashkëpunim me komunat.
“I kemi ndërtuar ura në Mitrovicë me kërkesë të komunave, po realizohen. Kaq”, ka deklaruar shkurt ministri Aliu.
Ai këtë deklaratë e ka bërë pas përurimit të rrugës së re në komunën e Shtimes, një projekt në vlerë rreth 900 mijë euro, që përfshin ndërtimin dhe rehabilitimin e afro 5.5 kilometrave rrugë.