Aliu, pozitës: I keni dhezë sharrat, Gashi: Nuk qeveriset me vota fejsbukiane

28 dhjetor 2020 | 12:28

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, i ka replikuar deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliut, i cili u tha partive në pushtet i keni dhezë ‘sharrat’ duke sjell në Kuvend projektbuxhetin për vitin 2021 nga një qeveri pa legjitimitet.

“Me paranoja, britma e klithma ky popull asnjëherë nuk do t’i nënshtrohet paranojës suaj. Interesi i vendit është që institucionet shtetërore të funksionojnë, që policët dhe ushtarët e Kosovës të kenë paga, të gjitha institucionet të funksionojnë, tjerat mbetet të matemi në betejën e zgjedhjeve”, ka thënë Gashi, duke shtuar se: “Nuk qeveriset me vota fejsbukiane”.

Aliu ka thënë se sa herë që thirret në këtë Kuvend për interes madhor nacional, nga përvoja menjëherë duhet të shikosh anash ku po dhezet sharra. “Sa herë që e përmendni ju ne e kemi të drejtën të mendojnë që me këtë projektbuxhet e keni dhezë sharrën, dhe këtë mos na e pështillni me interes nacional”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Transfere, Hekuran Murati, ka…