Aliu takoi nxënësit e shkollës fillore “Muharrem Shemsedini”

16 shkurt 2018 | 15:36

Në vigjilje të festës së 10-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, në ambientet e Kuvendit Komunal (KK), kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu i shoqëruar nga kryesuesja e KK-së, Kristina Gashi-Bytyqi, kanë pritur nxënësit e shkollës fillore, përkatësisht të ciklit parashkollor të shkollës “Muharrem Shemsedini” nga Fshati i Vjetër.

Me këtë rast, kryetari Aliu ka falënderuar drejtuesit e shkollës, prindërit, nxënësit dhe organizatorët për vizitën.

Ai ka uruar që themelet e shtetësisë të forcohen edhe më tutje me punë dhe angazhim konkret.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas një pune të shkëlqyer hetimore dhe operative të realizuar…