Allegri: Juve synon Ligën e Kampionëve

13 gusht 2018 | 14:58

Massimiliano Allegri synon triumfin në Ligën e Kampionëve me Juventusin këtë sezon. Ai e konsideron detyrim triumfin në garën më të fortë në futboll.

“Nga fundjava tjetër do të na duhet të vrapojmë me ritëm të plotë dhe të kërkojmë të fitojmë të gjitha ndeshjet deri në fund. E dimë që dominojmë në Itali me 7 tituj dhe 4 Kupa radhazi, por të gjitha këto investime janë bërë për të arritur te Liga e Kampionëve dhe sivjet jemi të detyruar që ta tentojmë me çdo kusht atë dhe nuk do të kënaqemi vetëm me finalen”, ka thënë Allegri.

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori ekzekutiv i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës (ShSK), Sami…