Allegri: Leao ka potencial të shënoj 20 gola në sezon

28 tetor 2025 | 11:37

Milani përgatitet për një udhëtim të vështirë në Bergamo, ku do të përballet me Atalantën në një ndeshje me peshë të madhe për zonën e kreut të Serie A.

Barazimi dramatik ndaj Pisas në “San Siro” i kushtoi kuqezinjve vendin e parë në tabelë, duke e bërë këtë sfidë edhe më të rëndësishme për të ruajtur ritmin e garës për titull.

Në konferencën e zakonshme për shtyp para ndeshjes, trajneri Masimiliano Allegri foli për gjendjen e skuadrës, formën e lojtarëve dhe pritshmëritë për përballjen në Bergamo. “Ndeshjet në këtë periudhë janë të gjitha të vështira”, deklaroi Allegri.

“Kundër Pisas e komplikonim vetë situatën, por duhet të qëndrojmë të kthjellët dhe të vazhdojmë rrugën tonë. Në Bergamo na pret një duel i ashpër, përballë një skuadre me intensitet dhe dinamizëm të lartë”.

Sa i përket repartit ofensivë, trajneri italian u ndal te forma e Rafael Leaos dhe pritshmëritë për Santiago Jimenez.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Besnik Osmani, kandidat i LDK-së për kryetar të komunës së…