Allegri nën hetim për pastrim parash

06 qershor 2021 | 12:25

Zyrat kundër pastrimit të parave në Bankën e Italisë fokusohen totalisht tek trajneri i ri i Juventusit, Massimiliano Allegri.

Sipas gazetës “La Verita” , e cila raporton se kanë marrë disa raporte për transaksione të dyshimta në lidhje me trajnerin e Juventusit dhe që lidhen me botën e lojërave të fatit dhe basteve. Hetimet në vazhdim kanë të bëjnë veçanërisht me disa pagesa të bëra në llogarinë rrjedhëse të Alegrit nga një kompani malteze nën hetim për mashtrim dhe evazion dhe marrëdhënie me ‘Ndrangheta’-n.

Në tërësi, janë shtatë transaksione, të marra nga trajneri midis vitit 2018 dhe 2021, për një total prej 161 mijë euro. Këtyre duhet t’u shtohet numri i njëjtë i pagesave, për një total prej 168 mijë eurosh shtesë, nga një kompani sllovene që menaxhon hotelet dhe kazinotë, dhe 140 mijë euro një banke private në Monte Karlo.

Një raport i mëtejshëm i arritur në “Palazzo Koch” ka të bëjë me kartën e kreditit të Allegrit, e cila ndërmjet 2018 dhe 2019 shpenzoi pothuajse 500 mijë euro.

Të gjitha hetimet në proces kanë të bëjnë me dyshime për pastrim parash, për të cilat, sinjalizimet janë të zakonshme kur bëhet fjalë për shuma kaq të mëdha parash.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
James William Pardew, ish ambasador i SHBA-ve në administratën e…