
Allister dëshiron t’i bashkohet Realit
Alexis Mac Allister është kthyer në objektivin kryesor të Real Madridit, që synon të bëjë një goditje të madhe në merkato për të përforcuar mesfushën, repart që nuk është më i njëjtë pas largimit të emrave me peshë si Toni Kroos verën e kaluar dhe Luka Modriq këtë verë.
Ndaj, drejtuesit e Real Madridit po ndjekin disa emra, por në krye të listës është Alexis Mac Allister, pasi Vitinha i PSG-së duket i paarritshëm. Interesi i Realit ndaj mesfushorit argjentinas të Liverpoolit nuk është i rastësishëm, pasi është edhe dëshira e vetë lojtarit për t’u transferuar në Madrid.
“Defensa Central” raporton se Alexis Mac Allister mendon vetëm për Real Madridin, ndaj dhe ka refuzuar propozimin e ardhur këtë merkato nga Bayern Munchen. Momentalisht, argjentinasi është i foksuar te Liverpooli, por nuk e fsheh dot pëlqimin për Real Madrid. Sipas raportimit në fjalë, nëse Real Madrid nuk ia del dot ta transferojë këtë merkato, do bëjë të pamundurën për të sjellë Mac Allister në Madrid, verën e ardhshme.