
Alma Kaçi e videos me Gjicin, në “ballë” të protestës së PD
Alma Kaçi, e cila u bë e famshme për videon në zyrën e Safet Gjicit, ka dalë këtë të premte në protestën e Sali Berishën.
Me sa duket, pasi e përdori në rastin e Gjicit, Berisha, në mungesë të njerëzve në protesta, tashshmë po e përdor këtë të fundit edhe si militante.
Pjesëmarrja e Kaçit ka tërhequr vëmendjen, pasi që pas skandalit ajo ka preferuar të qëndrojë larg kamerave.
Ajo është shfaqur në “ballë” të protestës, me një bluzë ku kishte një mesazh për presidenten e KE-së Ursula von der Leyen.
“Ursula, a jeton dot me 100 euro në muaj”, lexohej në bluzën e saj.
Alma Kaçi u dënua nga GJKKO për “prostitucion” me një vit burg, ndërsa nga hetimet rezultoi se ajo ishte paguar nga eksponenti i PD-së dhe kundërshtari i Gjicit, Abedin Oruçi për të kryer video-regjistrimin.