Alonso krahason Gulerin me dy legjenda të Real Madridit
Gjatë konferencës për medie në prag të ndeshjes ndaj Juventusit në Ligën e Kampionëve, Xabi Alonso, ka folur për Arda Gulerin. Talenti turk ka bërë paraqitje mbresëlënëse në fillim të sezonit për Real Madridin.
Me ardhjen e Alonsos në stolin e “Los Blancos”, Arda Guler është bërë titullar i rregullt te Real Madridi. Në prag të përballjes së tyre në Ligën e Kampionëve kundër Juventusit, trajneri spanjoll kishte vetëm fjalë lavdërimi për reprezentuesin turk. Ai madje e ka krahasuar atë me dy ish-yje të Real Madridit, Mesut Ozil dhe Guti.
“Është një përzierje mes Ozil dhe Guti. Guti kishte atë cilësi për të ndërtuar lojën dhe për të dhënë pasimin final. Edhe Mesut po ashtu. E kam vlerësuar shumë Ozilin. Sa më shumë ta përfshijmë Ardan në lojë, aq më të mirë bëhemi. Duhet të vazhdojmë ta shtyjmë përpara. Jemi shumë të lumtur me të”, ka thënë Alonso në konferencën për shtyp.
Real Madridi e ka nisur në mënyrë perfekte fazën e Ligës së Kampionëve, me dy fitore, teksa kryeson edhe në La Liga me dy pikë më se Barcelona të cilën e pret të dielën në “El Clasico”.



