Alonso: Ndjej keqardhja se nuk e kam fituar titullin në vitet 2010 e 2012  

22 gusht 2023 | 14:14

Një piloti si Fernando Alonso nuk i pëlqen aspak fjala “keqardhje”, por vetë kampioni i botës në Formula 1 pranon se fakti që nuk fitoi titullin kur ishte me Ferrari është një keqardhje për të. Në vitet 2010 e 2012 atij i iku titulli nga duart në garën e fundit, dy zhgënjime që ai i ndjen ende edhe sot.

“Nëse do të kthehesha pas në kohë do të ndryshoja diçka. Gjëja e parë që do të ndryshoja është të fitoja një titull kampion me Ferrari. Në vitet 2010 e 2012 ishim pak xhiro larg fitores së kampionatit dhe kjo mund të kishte ndryshuar historinë e disa gjërave. Më ka ardhur keq që kam humbur në ato raste”, ka thënë Alonso.

“Por të ndryshosh këtë gjë është e pamundur, pasi varet nga shumë persona, nga skuadrat e tjera, makinat. Është e vështirë të ndjesh keqardhje për diçka që është jashtë kontrollit tënd. E di që jam në fund të karrierës, por kur kthej kokën pas shoh shumë gjëra të bukura, miqësi dhe përvoja të jashtëzakonshme. Do të ndryshoja vetëm mënyrën se si kam jetuar disa momente të caktuara”, është shprehur Alonso.

“Nëse do të kthehesha pas do të shijoja disi më shumë momentet e bukura. Kam fituar dy tituj në Brazil, 2005 e 2006, por thuajse nuk mbaj mend asgjë nga ato pasdite e net dhe kjo është e trishtë. Ndaj shijoj shumë podiumet e këtij sezoni, pasi e shoh podiumin në një këndvështrim tjetër nga 20 vite më parë”, ka deklaruar Alonso.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dogana e Kosovës deri më sot ka arritur të mbledh…