
Alonso pa kualifikimit: Jemi të kënaqur
Botërori i Klubeve ishte një test i fortë për Xabi Alonson, por tekniku spanjoll nuk zhgënjen në këto hapa të parë në krye të Real Madrid, arrin të sigurojë një biletë për në fazën çerekfinale. Alonso u shfaq i kënaqur pas takimin kundër Juventusit, jo vetëm për faktin që kaluan më tej në këtë turne.
“Jemi të kënaqur me këtë rezultat, me paraqitjen e ekipit dhe për faktin që kaluan këtë turn. Në 15 minutat e para hasëm vështirësi, por më pas morëm masa. Ne e dinim që kundër Juves do të ishte e vështirë, por në fund jam i lumtur. Dyshja Garcia-Mbappe? Gonzao ka instinktin e një sulmuesi, është gjithnjë në momentin e duhur, në vendin e duhur, ka qenë perfekt. Mbappe nuk ishte një 100%, por do të ketë kohë të rikuperohet, për ne ai është shumë i rëndësishëm”, u shpreh Alonso.