Alonso zëvendësues i Vettelit te Aston Martin

01 gusht 2022 | 17:02

Një kampion bote ikën, një tjetër vjen. Skuadra e Aston Martin ka zyrtarizuar se piloti spanjoll Fernando Alonso do të zërë vendin e Sebastian Vettel sezonin e ardhshëm të Formula 1.

Vettel, 4 herë kampion bote, deklaroi pak ditë më parë tërheqjen e tij nga garat. Ndërsa, Aston Martin zyrtarizoi se vendin e tij do ta zërë Alonso, dy tituj kampionë në Formula 1. Alonso garon me skuadrën franceze të Alpine, por në fund të sezonit do të largohet për të shkuar të rivalët e Aston Martin. Këta të fundit dëshironin një pilot me përvojë për të vijuar procesin e rritjes.

“Askush në sportin tonë nuk po tregon një vizion më të gjerë dhe impenjim për të fituar se Aston Martin. Ky transferim është një mundësi e mirë për mua. Kjo është skuadra që më shumë se kushdo dëshiron të fitojë”, ka thënë Alonso.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
02.08.2022 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Prishtinë 1.…