Altin Aliu, ‘Ylli i Javës’ në Superligë

27 tetor 2025 | 12:29

Federata e Futbollit e Kosovës (FKK), në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, ka vazhduar ndarjen e çmimit tradicional “Ylli i Javës”, i cili i dedikohet futbollistit më të dalluar të javës në Superligën e futbollit kosovar.

Për javën e dhjetë të këtij edicioni, ky çmim i është ndarë futbollistit të FC Malisheva, Altin Aliut, i cili ka shënuar të dy golat në ndeshjen kundër FC Prishtina e Re, e cila ka përfunduar me rezultat 2:0, duke arkëtuar tri pikë të rëndësishme për skuadrën e tij.

Vlerësimi është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit në përbërje të Afrim Visoka, Agim Xhakolli dhe Fisnik Ademi.

Pasi ka marrë këtë çmim, Aliu është shprehur i lumtur që është vlerësuar si lojtari më i mirë i javës.

“E kemi përgatitur këtë ndeshje në mënyrë shumë të mirë, duke e analizuar në detaje kundërshtarin. Malisheva është duke punuar në këndelljen e ekipit dhe shpresojmë që do të jemi në objektivat tona, si zakonisht. Objektivi i klubit tonë është dalja në Evropë. Kemi pasur një lodhje dhe jemi duke e rimarrë formën tonë. Falënderoj bashkëlojtarët dhe stafin për ndihmën e dhënë gjatë lojës. Është ndjenjë e mirë të shpallesh lojtari më i mirë i javës dhe shpresoj që të shpërblehem më shpesh me këtë çmim”, ka thënë Aliu për faqen zyrtare të FFK-së.

May be an image of ‎football, soccer and ‎text that says '‎FFK SUPERLIGA albi MALL SUPERLIGA SUPE FEDERATA E FUTBOLLITE KOSOVES (.2. បនកកក YLLIJAVES 開 Ta 画 SUPERL SUFERLIGA2025 SUFERLIOA JANA- 202 S 10 123 طه 6 A‎'‎‎

May be an image of soccer, football and text

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqipëria do të luajë shanset e saj në nëntor, ku…