
Altin Krasniqi me nipin e vet viziton Jakup Krasniqin në Hagë
28 shtator 2025
| 15:01
Deputeti i PDK-së, Altin Krasniqi, ka udhëtuar sot (e diel) drejt Hagës për ta vizituar babanë e tij, Jakup Krasniqin, i cili po mbahet në paraburgim tash e disa vjet.
Bashkë me Altinin, ishte edhe Doari – hera e parë e tij në vizitë tek xhaxhai, ndaj dita e sotme ishte shumë emocionuese.
“Sot, bashkë me Doarin, ishim për vizitë në Hagë. Hera e parë për Doarin te axhi Jakup ishte shumë emocionuese’, ka shkruar djali i Jakup Krasniqit në “Facebook” kur ka postuar edhe një fotografi.