
Altin Krasniqi: S’e votoj Albulena Haxhiun, është figurë përçarëse
Deputeti Partisë Demokratike të Kosovës, Altin Krasniqi, ka thënë se ai nuk do ta votojë kandidaten e VV-së për kryetare të kuvendit, Albulena Haxhiun, as me votim të hapur, as me votim të mbyllur.
Krasniqi tha se vota e tij do të mbetet kundër, ndaj çdo kandidati apo kandidateje që sipas tij, është figurë përçarëse.
Tutje, ai u shpreh se çdo përpjekje për ta legjitimuar një proces, sipas tij, të paligjshëm, të ndërtuar mbi marrëveshje të fshehta me Listën Serbe dhe të paraqitur si konsensus i brendshëm, është mashtrim dhe cenim i demokracisë.
“Unë nuk e votoj Albulena Haxhiun, as me votim të hapur, as me votim të mbyllur.Vota ime është dhe do të mbetet kundër çdo kandidati apo kandidateje që është figurë përçarëse.Partia e parë, e cila sot kërkon konsensus, është po ajo që ka bllokuar konstituimin e Kuvendit.Ndërroni kandidaten dhe propozoni një figurë që është e pranueshme për të gjithë, në mënyrë që të ecim përpara me krijimin e institucioneve” shkruan Krasniqi.
Reagimi i plotë:
Vendimet dhe qëndrimet e mia do të jenë gjithmonë të hapura, ashtu siç kanë qenë gjithmonë të hapura dhe jo të fshehta qëndrimet e babait tim.
Unë nuk e votoj Albulena Haxhiun, as me votim të hapur, as me votim të mbyllur.
Vota ime është dhe do të mbetet kundër çdo kandidati apo kandidateje që është figurë përçarëse.
Partia e parë, e cila sot kërkon konsensus, është po ajo që ka bllokuar konstituimin e Kuvendit.
Ndërroni kandidaten dhe propozoni një figurë që është e pranueshme për të gjithë, në mënyrë që të ecim përpara me krijimin e institucioneve.
Çdo përpjekje për të legjitimuar një proces të paligjshëm, të ndërtuar mbi marrëveshje të fshehta me Listën Serbe dhe të paraqitur si “konsensus i brendshëm”, është mashtrim dhe cenim i demokracisë.