Altin Krasniqi uron ditëlindjen e Jakup Krasniqit dhe Salih Mustafës: “Prej pesë vitesh kjo festë nuk është më e njëjtë”
Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka uruar ditëlindjen e babait të tij, si dhe të ish-komandantit të UÇK-së, Salih Mustafa – Cali, të cilët aktualisht po mbahen në paraburgim në Hagë.
Përmes një shkrimi emocional, Altin Krasniqi ka theksuar se në familjen e tyre, Viti i Ri ka qenë gjithmonë i lidhur me dy festa të veçanta: ditëlindjen e babait dhe ardhjen e vitit të ri. Sipas tij, prej pesë vitesh kjo festë nuk ka më të njëjtin kuptim, pasi mungesa e familjarëve e ka zbehur gëzimin.
“Edhe këtë vit, dëshira jonë mbetet e njëjtë: që babai im, bashkë me shokët e tij, të kthehen sa më parë pranë familjeve dhe njerëzve që i presin çdo ditë me mall”, ka shkruar Krasniqi.
Ai ka uruar jetë të gjatë, shëndet dhe forcë për Jakup Krasniqin dhe Salih Mustafën, duke shprehur shpresën se ata do të rikthehen së shpejti pranë familjeve dhe vendit për të cilin, sipas tij, kanë dhënë gjithçka.



