
Altin Zogaj shpallet kampion i Gjermanisë në kategorinë gjysmë të rëndë deri në 79.3 kg
07 nëntor 2021
| 23:45
Boksieri shqiptar me prejardhje nga Drenica, Altin Zogaj, i cili jeton në Gjermani, më 6 nëntor në Wangen im Allgäu të Gjermanisë është përballur në boksin profesionist me çekin Michal Ryba.
Zogaj në prani të një numri të madh shikuesish në Wangen, ka arritur të mposht kundërshtarin e tij, çekun Michail Ryba.
Boksieri Zogaj deri tani ka zhvilluar 9 ndeshje, por kjo e 6 nëntorit ka pasur një rëndësi të veçantë, pasi me këtë fitore ka mbrojtur titullin e kampionit të Gjermanisë në kategorinë gjysmë të rëndë deri në 79.3 kg
Suksese Kampion????