Alvarez distancohet nga Barcelona, reagim i fortë nga agjenti i tij

09 shkurt 2026 | 17:03

Julian Alvarez ka hedhur poshtë zërat që e lidhin me Barcelonën, përmes një deklarate të dhënë nga agjenti i tij, Fernando Hidalgo.

Reagimi vjen pasi njëri nga kandidatët për president të Barcelonës, Victor Font, deklaroi publikisht se klubi katalanas do ta transferojë Alvarezin në rast se ai fiton zgjedhjet presidenciale.

“Ne nuk kemi folur kurrë me asnjë kandidat për presidencën e Barcelonës dhe gjithçka që po thuhet në këtë drejtim nuk është e vërtetë”, ka thënë Hidalgo.

Ai theksoi gjithashtu se sulmuesi argjentinas ka kontratë të vlefshme me Atletico Madridin deri në vitin 2030.

“Julian ka kontratë deri në vitin 2030 me Atletico Madrid dhe kushdo që dëshiron ta transferojë duhet të kontaktojë klubin, jo ne”, ka shtuar agjenti.

Sipas raportimeve, Chelsea dhe Arsenali po monitorojnë situatën e lojtarit, megjithatë preferenca e Alvarezit mbetet që të qëndrojë në La Liga.

Gatishmëria e Atletico Madrid për ta shitur lojtarin mbetet e paqartë, ndërsa vështirësitë financiare të Barcelonës përbëjnë një pengesë serioze për çdo marrëveshje të mundshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndonëse janë mërzitur nga kërkesa e kryeprokurores së Zyrës së…