Alvarez u përgjigjet zërave për transferimin e tij në Barcelonë

28 prill 2026 | 13:35

Julian Alvarez ka reaguar me tone të forta ndaj raportimeve të fundit që e lidhin me një transferim të mundshëm te Barcelona.

Sulmuesi i Atletico Madridit, i pyetur për këto spekulime para ndeshjes së rëndësishme në Ligën e Kampionëve kundër Arsenalit, i hodhi poshtë zërat, duke i cilësuar si të pavërteta dhe të ekzagjeruara.

Sipas raportimeve, në Spanjë është folur për një interesim konkret të Barcelonës dhe madje për kontakte të para për një transferim në verë.

Megjithatë, reagimi i lojtarit ka qenë i qartë. Ai ka bërë të ditur se nuk iu kushton rëndësi këtyre lajmeve.

“Janë gjëra që thuhen, por unë nuk iu kushtoj vëmendje”, ishte mesazhi i tij.

Në vijim, Alvarez theksoi se fokusi i tij është vetëm te skuadra aktuale dhe objektivat e sezonit.

“Jam i përqendruar te Atlético dhe te ndeshjet që i kemi përpara.”

Gjithnjë sipas mediave spanjolle, lojtari është irrituar nga mënyra se si janë përhapur këto lajme, duke i përshkruar si një “top bore gënjeshtrash” që është rritur pa kontroll.

Në këtë moment të sezonit, me Atlético Madridin që lufton për një vend në finalen e Championsit, sulmuesi argjentinas nuk dëshiron shpërqendrime dhe ka zgjedhur ta mbyllë çdo diskutim mbi të ardhmen e tij. /Express

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Brenda Real Madridit po shtohen dyshimet dhe zhgënjimet rreth rolit…