Alvaro Carreras, i ‘paprekshëm’ në Real Madrid

24 shtator 2025 | 11:14

Real Madrid ka refuzuar një ofertë prej 75 milionë eurosh nga Premier League për mbrojtësin e majtë Alvaro Carreras, duke e shpallur atë “të pashitshëm”.

I transferuar verën e kaluar për 50 milionë nga Benfica, 22-vjeçari ka mahnitur me paraqitjet e tij dhe tashmë është bërë lojtar kyç për trajnerin Xabi Alonso.

Carreras ka fituar vendin titullar në krahun e majtë, duke lënë në stol Fran García-n, falë mbrojtjes solide dhe kontributit në sulm.

Klubi e vlerëson tani rreth 80 milionë euro, por mesazhi nga “Santiago Bernabéu” është i qartë: lojtari nuk është në shitje dhe shihet si pjesë strategjike e projektit afatgjatë përkrah yjeve si Bellingham dhe Endrick.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), me mbështetjen e Organizatës…