Alvesi jashtë Kupës së Botës

11 maj 2018 | 19:07

Kombëtarja e Brazilit pas Felipe Luis e humbet edhe mbrojtësin tjetër, është Dani Alves.

Mbrojtësi i djathtë i skuadrës së PSG-së ka pësuar një dëmtim në ligamentin e gjurit të djathtë në finalen e Kupës së Francës, kundër Les Herbies. Sipas Rodrigo Lasmar, mjekut të federatës braziliane të futbollit, Dani Alves duhet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për rreth 6 javë pas operacionit.

Në moshën 35 vjeçare Dani Alves do të kishte mundësi të luante Botërorin e tretë në karrierën e tij, pasi më parë u aktivizua në Afrikën e Jugut në 2010 dhe në Brazil në vitin 2014. Të hënën do të bëhet komunikimi zyrtar nga Seleçao.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Kulturës, anëtar i LDK-së, Astrit Haraqija, ka takuar…