
Amanda Karen e Finlandës, më e mira e Evropianit
11 gusht 2025
| 11:28
Amanda Karen e Finlandës është shpallur lojtarja më e vlefshme (MVP) e Kampionatit Evropian U17 (B), që sonte përfundoi në Prishtinë.
Në shtatëshen më të mirë vend kanë zënë dy hendbolliste të Italisë, dy të Ukrainës, dy të Bullgarisë dhe një e Finlandës. Shtatëshja më e mirë përbëhet nga: Yulia Bodnarchuk (Ukrainë, portiere), Kateryna Nazarenko (Ukrainë, alo e majtë), Martina Todorova (Bullgari, bek i majtë), Mira Rigatti (Itali, qendër), Karina Hristova (Bullgari, pivote), Jamilah Ranta-Aho (Finlandë, bek i djathtë), Camila Galletti (Itali, alo e djathtë).
Lojtarja më e mirë e mbrojtjes u shpall italiania Ifeoma Okoria, kurse golashënuesja më e mirë Lulu Liam e Izraelit.