Ambasada amerikane fton shtetasit e saj në Kosovë për një takim me Prattipatin

02 dhjetor 2025 | 11:09

Ambasada amerikane në Prishtinë ka ftuar të gjithë shtetasit amerikanë që banojnë në Kosovë të marrin pjesë në një takim publik (Town Hall) të organizuar nga e ngarkuara me punë, Anu Prattipati.

Takimi do të mbahet të premten, më 12 dhjetor 2025, nga ora 14:00 deri në 15:00 në ambientet e Ambasadës së ShBA-së në Prishtinë.

Për më shumë detaje dhe për t’u regjistruar, qytetarët mund të vizitojnë faqen zyrtare të ambasadës dhe të konfirmojnë pjesëmarrjen deri më 5 dhjetor 2025.

“Mesazh për qytetarët amerikanë që banojnë në Kosovë: të premten, më 12 dhjetor 2025, nga ora 14:00 deri në orën 15:00, qytetarët amerikanë ftohen të marrin pjesë në një takim publik në Ambasadën e ShBA-së, të organizuar nga e ngarkuara me punë, Anu Prattipati”,  është thënë në njoftimin e Ambasadës së ShBA-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka akuzuar Lëvizjen…