
Ambasada amerikane në përvjetorin e lirisë: Nderojmë qëndrueshmërinë e popullit të Kosovës
12 qershor 2025
| 11:02
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Prishtinë ka kujtuar 26-vjetorin e hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë.
Në një postim në “Facebook”, kjo ambasadë ka theksuar se 12 qershori i vitit 1999 ishte një pikë kthese.
“Sot shënohen 26 vjet që kur forcat e NATO-s hynë në Kosovë, duke sjellë shpresë, siguri dhe një rrugë drejt paqes. 12 qershori 1999 ishte një pikë kthese – një pikë që u lejoi familjeve të zhvendosura të ktheheshin dhe komuniteteve të fillonin rindërtimin”.
“Në këtë përvjetor, ne nderojmë qëndrueshmërinë e popullit të Kosovës dhe angazhimin tonë të përbashkët për të ndërtuar një të ardhme të bazuar në paqe, siguri dhe prosperitet”, është thënë në postimin e Ambasadës së ShBA-së.