
Ambasada amerikane, qytetarëve të Kosovës: Vaksinohuni
02 shtator 2021
| 15:26
Ambasada e SHBA-së në Kosovë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që ta marrin vaksinën kundër Covid-19.
“Njerëzit e pavaksinuar janë 17 herë më të rrezikuar për të përfunduar në spital të prekur nga koronavirusi sesa ata që nuk janë të vaksinuar plotësisht. Vaksinohuni sa më parë që të mundeni për ta mbrojtur veten”, është thënë në thirrjen e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë.